Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Andorrës do të përballen sot (e hënë) në ‘Air Albania Stadium’ me fillim nga ora 20:45 në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.
Kuqezinjtë e nisën me humbje kampanjën kualifikuese, duke u mposhtur me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Anglisë.
Për ndeshjen e sotme, përzgjedhësi Sylvinho ka vendosur të bëjë disa ndryshime në përbërjen startuese, në krahasim me ndeshjen ndaj ‘Tre Luanëve’.
Nga minuta e parë është aktivizuar mesfushori Juljan Shehu i cili në këtë ndeshje do të zë vendin e Ylber Ramadanit.
Ndryshime ka pasur edhe në fazën e sulmit, atje ku Armando Broja, Rey Manaj dhe Arbër Hoxha startojnë të tre nga fillimi për dallim nga ndeshja e kaluar.
Formacionet zyrtare:
Shqipëri: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji, Laçi, Asllani, Shehu, Broja, Manaj, Hoxha.
Andorrë: Alvarez, Borra, Garcia, San Nicolas, Cervos, Babot, Rebes, Jesus Rubio, Garcia, Olivera, Rosas.