Kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën

- Bota Sot

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën në kuadër të raundit të kualifikueseve të Botërorit. Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45.

Të dy ekipet futen në fushën e lojës për të bërë kthesën, për shkak se u mposhtën në ndeshjet e para respektive. Andorra u mund 0-1 nga Letonia, ndërsa kuqezinjtë tanë pësuan disfatë 2-0 përballë Anglisë.

Momentalisht andorrianët janë më lart në renditje, kjo për shkak golavarazhi. Përsa i përket sfidës së sotme, Shqipëria është favoritë në letër, por gjithçka i mbetet fushës.

Por 2 orë para se të fillojë kjo sfidë FSHF-ja ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes. Lojtarët në sfidën e sotme do të mbajnë veshur uniformën e parë të Kombëtares, atë të kuqen.



Read it all at Bota Sot