Sportingu i cakton çmim Gyokeresit

- Bota Sot

Sportingu i cakton çmim Gyokeresit

Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres thuhet se do të lejohet të largohet këtë verë nga Sporting Lisbona për për çmim të caktuar.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Gyokeres do të lejohet të largohet nga Sportingu në verë për 60-70 milionë euro.

Klauzola e lirimit të sulmuesit suedez është 100 milionë euro, por ai arriti një marrëveshje verbale me klubin.

Gyokeres do të ketë shumë kërkues gjatë verës, me Arsenalin, Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenham Hotspur që thuhet se janë të interesuar.

Nottingham Forest është gjithashtu i interesuar për lojtarin suedez, por ky ekip nuk është ai që Gyokeres po mendon t’i bashkohet tani.

Lojtari ka qenë i lidhur gjithashtu me klube tjera të mëdha si Barcelona apo Real Madridi.



Read it all at Bota Sot