Për Rei Manajn, e mbrëmshja ishte natë magjike.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi dygolësh brenda 10 minutash dhe ishte vendimtar në fitoren kundër Andorrës.
“Ishte e rëndësishme të ktheheshim në shtëpi me 3 pikët, Andorra e dimë që është një ekip që rrinë të gjithë pas topit dhe është e vështirë që të penetrosh nga brenda me topin. Folëm që në stërvitje që duhej të gjenim golin që 10 minutat e para që të ishte loja më e lehtë dhe Asllani futi një super top dhe dolëm 1-0.
Jam i kënaqur për të gjithë lojtarët, edhe për Shehun, çunat e rinj si Pajaziti që u futën në lojë, pastaj rikthimi i Brojës, Uzuni që u rikthye me gol, Asllani që bëri një super ndeshje, jam i kënaqur për të gjithë çunat. Besoj që ndeshja me Serbinë nuk ka nevojë për motivim, tani do të kthehemi nëpër klube dhe pastaj do të mendojmë kur të kthehemi në qershor në grumbullim”, tha Manaj për mikrofonat e “FSHF”-së.