Tuchel me fjalë të mira për Reece Jamesin

- Bota Sot

Tuchel me fjalë të mira për Reece Jamesin

Thomas Tuchel edhe zyrtarisht ka filluar ecurinë e tij me Kombëtaren angleze.

Gjermani, mbrëmë arriti fitoren e dytë në kualifikuese ndaj Letonisë me rezultat 3-0 në “Wembley”.

Ditë më parë ai arriti fitore edhe ndaj Kombëtares shqiptare, pikërisht në “Wembley”, duke u bërë trajneri i dytë që fiton dy ndeshjet e para si trajner i “Tre luanëve”, shifër kjo që e kishte arritur ish-trajneri, Fabio Capello.

Tuchel, lavdëroi ish-lojtarin e tij te Chelsea, Reece James, i cili mbrëmë po ashtu shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë dhe me performancën e tij u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

“E njoh Reece James, këmba dhe cilësia që ai ka janë të mahnitshme”. “Ai ka çdo të drejtë të jetë krenar dhe i lumtur. Ai është në formë të shkëlqyer. Ai duket i mprehtë. Cilësia… nuk mund të ketë asnjë dyshim”, u shpreh Tuchel.

Anglia, gjendet në grupin K të kualifikueseve për Botërorin 2026 dhe është në krye të tabelës me 6 pikë.



Read it all at Bota Sot