I zhgënjyer

- Bota Sot

I zhgënjyer

Kapiteni i Liverpool-it dhe kombëtares së Holandës, Virgil van Dijk, e ka pranuar se është i zhgënjyer pas një serie humbjesh të rëndësishme.

Pas eliminimit nga Liga e Kombeve përballë Spanjës, ai pak ditë më parë ka përjetuar edhe disfatën në finalen e Carabao Cup kundër Newcastle-it dhe eliminimin e Liverpool-it nga Liga e Kampionëve përballë PSG-së.

“Humbja dhemb. Ishte një përballje e fortë, por për fat të keq, Spanja kaloi më tej. Ishim shumë pranë, por nuk ia dolëm. Megjithatë, treguam një version të mirë të vetes sonë në Rotterdam dhe u përpoqëm ta mbajmë atë nivel,” tha mbrojtësi holandez.

Duke folur për situatën te Liverpool-i, ai u shpreh: “Duhet ta përmbysim këtë situatë. Kështu funksionon futbolli. Për pesë ditë humb dy herë dhe duket sikur bota po shembet, ndërsa dy javë më parë gjithçka ishte ok”.

“Ajo që duhet të kuptojmë është se puna nuk ka përfunduar. Duhet të japim maksimumin dhe secili prej nesh duhet ta kuptojë këtë. Po ‘luftojmë’ për trofeun më të madh, për Premier League, për të cilën askush nuk priste që të ishim në garë në fillim të sezonit. Po ashtu, kemi qenë pjesë e garës edhe për trofetë e tjerë”.

“Champions League nuk e fituam, FA Cup gjithashtu na eliminoi, dhe tani kanë mbetur nëntë ndeshje deri në fund. Nuk besoj se ka nevojë për më shumë motivim për të dhënë gjithçka për objektivat tanë”, ka pohuar Van Dijk.



Read it all at Bota Sot