Pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, Frankie De Jong dëshiron të qëndrojë te Barcelona për një kohë më të gjatë.
Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, mesfushori holandez po synon të zgjasë qëndrimin e tij në Katalonjë.
Marrëveshja e nënshkruar nga De Jong aktualisht skadon në qershor të vitit 2027.
Negociatat mes palëve, stafit drejtues të Barcelonës dhe agjentëve të lojtarit kanë ngecur prej disa kohësh, por tashmë duket se lojtari është bindur dhe po kërkon “tym të bardhë”.
Përveçse ndihet mirë në Barcelonë, holandezi beson se stili i lojës së trajnerit Hansi Flick është i përkryer për stilin e tij të lojës. Dhe, për këtë arsye, do të dukej më i prirur për të pranuar një kompromis për sa i përket pagës dhe kohëzgjatjes së kontratës.
Ofertat për De Jong nuk kanë munguar gjatë kohëve të fundit, kryesisht nga skuadrat angleze, gati të paguajnë 45-50 milionë euro për ta pasur. Barcelona, në vështirësi financiare, mund të pranojë ofertat dhe të lërë lojtarin të largohet.