Skuadra e Gostivarit do të vazhdojë sezonin pa Marko Simonovskin dhe Konstatin Çeshmexhievin, më të cilët ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Edhe pse nuk është zakonshme që të ndërpritet bashkëpunimi në mesin e sezonit, mirëpo që të dy futbollistë tani më janë agjentë të lirë dhe mund të vazhdojnë karrierën në mjediset e tjera futbollistike.
Kujtojmë se Simonovski zhvilloi 18 ndeshje në Ligën e Parë për Gostivarin, duke shënuar 6 gola dhe 3 asiste, ndërsa Çeshmexhievi zhvilloi 19 ndeshje në të gjitha garat për Gostivarin.
Që të dy futbollistët erdhën te Gostivari nga klubet e huaja. Suimonovski erdhi nga Uzbekistani, ndërsa Çeshmexhievi nga Arabia Saudite.