Lorik Cana trondit serbët! Media serbe i sulet

- Bota Sot

Lorik Cana trondit serbët! Media serbe i sulet

Një postim i yllit shqiptar të futbollit, Lorik Cana, ka çartur disa media në Serbi. 

Një postim brilant i ish futbollistit nga Kosova, ka tronditur serbët sidomos një pamflet serb “Kurir”. 

Cana ka postuar një shkrim me fotografi duke falënderuar NATO-n që para 26 viteve bombardoi agresorin serb.  

Postimi i yllit shqiptar, Lorik Cana

Ky farë pamfleti ka shkruar kësisoj: “Lorik Cana e gjeti veten në qendër të vëmendjes për një lëvizje që nuk i përshtatej një profesionisti”.

Para 26 viteve NATO kreu sulme shembullore ndaj Serbisë agresore që vrau e masakroi me mijëra shqiptarë.

“Filloi një fushatë bombardimi që do të mbahet mend përgjithmonë. Futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana hapi plagë të vjetra me një postim provokues, skandaloz në profilin e tij në Instagram ditën e fillimit të NATO-s”, shkarravit soji i këtij pamleti serb.
 

“Kujtojmë se në vitin 2014, gjatë konfliktit në ndeshjen Serbi – Shqipëri pas lëshimit të një droni me flamurin e “Shqipëria së Madhe”, Lorik Cana ishte një nga më luftarakët”, shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot