Platini shpallet i pafajshëm edhe në apel: Ishte persekutim

- Bota Sot

Platini shpallet i pafajshëm edhe në apel: Ishte persekutim

“Persekutimi i FIFA-s dhe disa agjentëve zviceranë të 10 viteve të fundit ka përfunduar plotësisht”.

Këto ishin fjalët e para të Michel Platini, thënë për “Bfm Tv”, pak pas shfuqizimit të dënimit të tij në apel, lidhur me “FIFA gate”, ku ai akuzohej, ndër të tjera, për mashtrim. “Historia, – shtoi ish-futbollisti dhe ish-presidenti i UEFA-s, – është shumë e thjeshtë: më është ndaluar të bëhem president i FIFA-s”.

VENDIMI – Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, janë shpallur sërish të pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Zvicër në lidhje me çështjen e mashtrimit, që në vitin 2015 rrëzoi ambiciet e francezit për t’u bërë lideri i futbollit botëror.

Ashtu si në vendimin e shkallës së parë, edhe në vitin 2022, Gjykata e Apelit e Tribunalit Penal Federal, e mbledhur në Muttenz, nuk pranoi kërkesat e Prokurorisë, e cila në fillim të marsit kishte kërkuar 20 muaj burg me kusht për secilin prej të akuzuarve.

Me këtë vendim, përfundon një proces i gjatë gjyqësor, i cili ka ndikuar fuqishëm në karrierat dhe imazhin e dy figurave kryesore të futbollit botëror.



Read it all at Bota Sot