4 ekipet e “Final – Four” përplasin “brirët” në Kupën e Shqipërisë

- Bota Sot

4 ekipet e “Final – Four” përplasin “brirët” në Kupën e Shqipërisë

Vllaznia, Egnatia, Partizani dhe Dinamo përveç “luftës” që do të bëjnë mes tyre për titullin, do të sfidohen edhe në Kupën e Shqipërisë.

Të 4-ta ekipet janë të kualifikuara në çerekfinalen e Kupës dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë për në gjysmëfinale.

Siç dihet Vllaznia do të duelojë me Dinamon, me sfidën e parë që shkodranët do ta luajnë në “Loro Boriçi”.

Duel ky që është parashikuar të zhvillohet me 2 prill në orën 15:00.

Në po të njëjtën ditë dhe orë do të luhet edhe takimi tjetër i çerekfinales. Egnatia do të presë në “Egnatai Arena” ekipin e Partizanit. Sfida mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara mes ekipeve, të cilat synojnë dhe do të kërkojnë vetëm fitoren.



Read it all at Bota Sot