Arrestohen gjyshërit, dyshohen për vrasjen e nipit

- Bota Sot

Arrestohen gjyshërit, dyshohen për vrasjen e nipit

Një hetim i gjatë për vdekjen misterioze të një fëmijë francez në vitin 2023 mori një kthesë befasuese të martën kur policia arrestoi gjyshërit e djalit nën dyshimin për vrasje, shkruan The Guardian.

Vdekja e Emile Soleil, i cili ishte dy vjeç e gjysmë kur humbi në një fshat të Alpeve franceze në korrik 2023, mbeti e paqartë edhe pas gjetjes së kafkës dhe dhëmbëve të tij nga një kalimtar, më shumë se një milje larg fshatit, nëntë muaj pas zhdukjes. Prokurorët e asaj kohe thanë se shkaku i vdekjes mund të ishte "një rënie, vrasje pa dashje ose vrasje".

Emile u zhduk kur ishte në shtëpinë e verës të gjyshërve të tij në fshatin Le Haut-Vernet. Ai u pa për herë të fundit nga dy fqinjë, duke ecur vetëm në rrugë. Prindërit ishin jashtë në ditën e zhdukjes.

Disa media ishin fokusuar te roli i gjyshit të djalit, i cili ishte pyetur në vitet 1990 për dhunë dhe sulm seksual në një shkollë private, por policia e kishte konsideruar pjesën e tij si një mundësi mes shumë të tjerash, transmeton KosovaPress.

Të martën, gjyshi Philippe Vedovini dhe bashkëshortja e tij u arrestuan për dyshimin e "vrasjes me dashje". Dy anëtarë të tjerë të familjes gjithashtu u arrestuan, por identiteti i tyre nuk u zbulua.



Read it all at Bota Sot