Ragmi Mustafa: Dodiku do të përpiqet ta destabilizojë jo vetëm RS-në, por edhe më gjerë

- Bota Sot

Ragmi Mustafa: Dodiku do të përpiqet ta destabilizojë jo vetëm RS-në, por edhe më gjerë

Ragmi Mustafa, kryetar i PSHD-së në Luginë të Preshevës në “Edicionin Special”, ka komentuar ngjarjet me presidentin e entitetit të Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Atje Milorad Dodik ka arritur të largohet nga vendi pavarësisht një urdhri arresti ndaj tij.

Sipas Mustafës, ky largim i tij do të ketë reflektime veç në Bosnje edhe në Serbi e më gjerë.

“Sigurisht se do të ketë reflektime jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë por edhe në Serbi  mbase edhe më gjerë, pasi do të thyhet një marrëveshje që me një mund të madh ka ndodhur në vitin 1995. Ai, Dodik, do të përpiqet ta destabilizojë jo vetëm Republikën Serbe në Bosnje por edhe më gjerë. Dhe në këtë drejtim kujtoj se është një sjellje e pandërgjegjshme politike që po ndodh në Bosnje dhe situata është e tensionuar.

Ndërkaq, ai është përgjigjur në mund të ketë një tentim të zhvendoset e gjithë vëmendja në Kosovë.

“Me vetë faktin e përmendjes së Kosovës në parlamentin serb kur opozita ishte ngritur me gas lotsjellës, me tyme të ngjyrosura, pastaj me shumë efekte të tjera që kanë ndodhur në këtë seancë parlamenti, e kanë përdorur vazhdimisht Kosovën, e kanë përdorur vazhdimisht shqiptarët”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe protestat e studentëve në mbarë territorin e Serbisë, duke theksuar se mediet atje nuk japin asnjë sekuencë nga protestat.

“Një bllokim i hekurt është një censurë e paparë. Gjithë çka shohim është ajo në rrjete sociale”. 



Read it all at Bota Sot