Pas takimeve në Beograd, Sorensen jep detaje nga takimi me Vuçiqin

- Bota Sot

Pas takimeve në Beograd, Sorensen jep detaje nga takimi me Vuçiqin

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen u takua dje në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sorensen ka njoftuar se i ka dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm në dialog.

Sot në Beograd, u takova me @predsednikrs, Ministrin e Jashtëm @markodjuric dhe Kryenegociatorin @PetkovicPetar si pjesë e mandatit tim. Vlerësova mundësinë për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm dhe theksova rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe përparimit në Dialog”, shkroi Sorensen.

Përveç me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ai u takua edhe me kryediplomati serb, Marko Gjuriq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.



Read it all at Bota Sot