Zbulohet superkontrata, Real Madridi blindon yllin e ri

- Bota Sot

Zbulohet superkontrata, Real Madridi blindon yllin e ri

Jeta e Raul Asencios nuk do të jetë më e njëjta këtë sezon. Ai është tashmë është një lojtar kyç për klubin bardhezi, pasi marrëveshja për rinovimin e tij është mbyllur.

Sipas asaj që ka mësuar gazeta spanjolle “Marca”, talenti ka nënshkruar për këtë sezon dhe katër të tjera, pra deri në qershor të vitit 2029. Dhe praktikisht është një nënshkrim galaktik sepse sezonin e ardhshëm do të fitojë 6.2 milionë euro dhe do të ketë një rritje progresive, që sezonin tjetër të arrijë në 9 milionë.

Ky rinovim përfshin edhe një klauzolë blerjeje prej 50 milionë euro dhe megjithëse Madridi kishte hapësirë për të negociuar, ata preferuan ta mbyllnin rinovimin sa më shpejt të ishte e mundur pasi arritën marrëveshje me lojtarin dhe agjentin e tij të ri.

Asencio iu bashkua ekipit të parë në verë për të ndihmuar në parasezonin e Real Madridit në Shtetet e Bashkuara. Ai bëri debutimin e tij kundër Chelseat dhe shfrytëzoi rastin për të lënë një përshtypje të qëndrueshme në stafin e trajnerëve. 94 ditë më vonë ai do të dilte në fushën e “Bernabeu” pas dëmtimit të Militaos dhe prej andej ai nuk do të lëvizte derisa të siguronte një rinovim më se të merituar 30 ndeshje më vonë.

Situata e qendërmbrojtësit u bë një prioritet për bardhezinjtë pasi paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushë vazhduan të grumbulloheshin. Ai erdhi për të mbushur boshllëqet dhe përfundoi duke u bërë një figurë thelbësore në skemën e Carlo Ancelottit. Me një kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe një klauzolë blerjeje prej 50 milionë, Madridi mund të ishte i qetë, por ata gjithashtu donin të ishin të drejtë. Kërcimi i tij sportiv duhej të shoqërohej me një rritje page, dhe kështu ka ndodhur.

"Kur të gjithë të kthehen, Asencio do të luftojë për vendin e tij, sepse në ndeshjet që ka luajtur, ai ka merituar të jetë titullar. Ai ka qenë shumë i mirë me topin dhe i pozicionuar mirë pa të. Ai ka performuar mirë dhe meriton të konsiderohet për të luftuar për një vend me të tjerët ", tha Ancelotti për Asencion.



Read it all at Bota Sot