Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka folur për përfshirjen e mundshme të Lionel Messit në Botërorin e ardhshëm. Ai ka thënë se me kalimin e kohës do të merret vendimi i duhur për këtë situatë.
A do të luajë Messi edhe në Botërorin 2026? "Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, ka ende shumë për të bërë: sot duhet ta lëmë të qetë. Ka ende shumë për të bërë, pastaj do të shohim," zbuloi trajneri i Argjentinës Scaloni në një konferencë për shtyp, përcjellë KosovaPress.
“Ai do të vendosë, le të mos e çmendim," shtoi ai.
Fituesi në fuqi e Kupës së Botës në Katar, kombëtarja e Argjentinës do të jetë e pranishme edhe në edicionin e 2026-ës.
Pavarësisht fitores dërrmuese 4-1 ndaj Brazilit, Argjentina tashmë kishte siguruar matematikisht kualifikimin për Botërorin e ardhshëm përpara se të dilte në fushë pas barazimit 0-0 të Bolivisë me Uruguain.