Vrasja që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, deklarohet familjari i viktimës

- Bota Sot

Vrasja që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, deklarohet familjari i viktimës

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e disa të shtënave një person ka vdekur.

Vdekjen e viktimës,  i cili është Naser Gashi, rreth të 60-ave, e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.

Rreth këtij rasti, për median shkurtimisht është deklaruar koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli, me të cilin ky i fundit ka pasur edhe lidhje familjare.

Veseli në deklarimin e tij ka thënë se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

I pyetur edhe për një postim të tij të bërë në lidhje me ngjarjen tragjike, ai ka thënë se postimi qëndron dhe se viktima s’ka pasur ‘‘kurrfarë lidhje’’ me rastin.

‘‘Aksidentalisht ka ndodh. Hiç kurrfarë lidhje s’ka’’, ka thënë ai.



Read it all at Bota Sot