Interi do të përballet me Udinesen në kampionat, në një sfidë ku fitorja është detyrim.
Zikaltërit vijnë në këtë sfidë me mungesa të rëndësishme.
Trajneri Simone Inzaghi, duhet të bëjë pa tre titullarë. Alessandro Bastoni do të jetë jashtë për shkak të pezullimit, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës.
Jashtë do të jenë edhe Lautaro Martinez me Denzel Dumfries. Të dy këta futbollistë vuajnë dëmtimet dhe tek Interi nuk duan t’i rrezikojnë.
Lajmi i mirë për zikaltërit është rikthimi i Dimarcos dhe Zaleëskit nga dëmtimi.