Zelensky në Paris: Ne besojmë se SHBA do ta çojë Putin drejt armëpushimit

- Bota Sot

Zelensky në Paris: Ne besojmë se SHBA do ta çojë Putin drejt armëpushimit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se pret që SHBA-ja të jetë në gjendje të sigurojë që Vladimir Putin të pranojë një armëpushim.

"Ne besojmë se Amerika do të jetë mjaft e fortë për ta udhëhequr Putin të pranojë një armëpushim të pakushtëzuar," tha ai pas takimit me Emmanuel Macron sonte në Paris.

Kjo vjen pasi Moska parashtroi kushte për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, transmeton Sky News.

Ai gjithashtu tha se vendet duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Rusinë.

Kujtojmë, presidenti Macron tha më herët se Rusia po ri-interpreton atë që u ra dakord në bisedimet e armëpushimit.

"Unë vërej se sot Rusia është gjithmonë e tunduar të riinterpretojë atë që ne diskutojmë dhe biem dakord. Ndërsa thotë se dëshiron paqe, Rusia vazhdon të godasë intensivisht territorin ukrainas, duke përfshirë objektivat civilë. Ne i dënojmë këto sulme”, tha ai pas takimit me Zelensky.

Macron gjithashtu tha se Franca do të sigurojë një mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Ai shtoi se Rusia nuk mund të diktojë kushtet për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Presidenti francez tha se raketat antitank, raketat tokë-ajër dhe dronët janë pjesë e ndihmës së re të pajisjeve ushtarake që do ti ofrohet Kievit. 



Read it all at Bota Sot