Brdariç bën gati planin anti-Egnatia!
Grupi i Vllaznisë tashmë është thuajse i plotësuar në 100% të tijin, në një moment kur kanë ngelur 6 javë nga përfundim i sezonit të rregullt.
Në ndeshjen e radhës kundër Egnatias, trajneri Brdariç do të ketë vetëm mungesat e Qarrit, që qëndron i dëmtuar prej disa kohësh dhe Salës, i cili është i pezulluar nga kartonët.
Kështu, trajneri gjerman duket se ka vendosur për titullarët e ndeshjes në Rrogozhinë.