Miku i afërt i Alegrit: Më ka konfirmuar se nuk do të shkojë te Milani

- Bota Sot

Miku i afërt i Alegrit: Më ka konfirmuar se nuk do të shkojë te Milani

Xhiovani Galeone, ish-trajner dhe mik i ngushtë i Masimiliano Allegri, ka dhënë një intervistë për “Radio KissKiss Napoli”, ku ka mohuar spekulimet për një kalim të mundshëm të ish-trajnerit të Juventusit te Milani në sezonin e ardhshëm.

“Fola me Massimilianon në telefon dhe më tha se nuk do të shkojë te Milani, nuk ka pasur asnjë kontakt me kuqezinjtë”, – ka zbuluar Galeone.

Deklarata e tij bie ndesh me lajmet e fundit, që sugjeronin se Allegri ishte në negociata me drejtuesit e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Përveç ‘Allegri-Milan’, Galeone foli edhe për Antonio Konten, një tjetër emër që përflitet për pankinën kuqezi, por edhe të ardhmen e tij te Napoli.

“Ju napolitanët doni ta mbani Konten me çdo kusht, por kujdes nga Juventusi.

Nuk është e sigurt që Antonio do të qëndrojë në Napoli, përkundrazi. Mos harroni që ai u largua nga Juventusi dhe Interi, edhe pse kishte fituar tituj kampioni”.

Fjalët e Galeones nxisin edhe më shumë spekulime për një rikthim të mundshëm të Kontes te Juventusi, ndërsa Milani vazhdon kërkimet për trajnerin e ri.



Read it all at Bota Sot