Drita dhe Gjilani do të ndeshen sot, në derbin lokal të vlefshëm për Albi Mall Superligën e Kosovës.
Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese.
Për “Intelektualët” starton: Maloku, Broja, Krasniqi, Antunez, Ajzeraj, Manaj, Dabiqaj, Bejtulai, Tusha, Ovouka dhe Kostyshyn.
Ndërkaq, të përzgjedhurit e Nuhijit për të startuar janë: Haxhihamza, Thaqi, Arago, Roganoviq, Bilalli, Bilali, Prapashtica, Shabani, Taipi, Ibrahimi dhe Jaroviq.
Aktualisht, Drita kryeson tabelën e këtij sezoni, me 54 pikë të grumbulluara.
Ndërkaq, Gjilani pozicionohet në vendin e 4-të, me 35 pikë.