As te Milan dhe as te Chelsea

- Bota Sot

As te Milan dhe as te Chelsea

Erdhi me shumë bujë te Milan, por rezultoi një zhgënjim i vërtetë.

Tashmë nuk ka më dilema, Joao Felix do të largohet në fund të sezonit nga Milan, kohë kur i mbaron dhe periudha e huazimit te kuqezinjtë.

Portugezi do të rikthehet përkohësisht te Chelsea, pasi nuk është në planet e Enzo Maresca-s, ndaj i duhet të gjejë një ekip të ri. E ardhmja e Joao Felix mesa duket do të jetë në Turqi, këtë gjë e ka konfirmuar agjenti i tij, Jorge Mendes, në një prononcim për mediat turke

“Nëse arrijmë një marrëveshje me Chelsean, Joao Felix do të transferohet te Galatasaray”, ka thënë Mendes. Ende nuk dihet nëse do jetë një transferim në formë huazimi, apo shitje ëprfundimtare.

Kujtojmë që Chelsea pagoi 52 milionë euro verën e vitit të shkuar për kartonin e Joao Felix tek Atletico Madrid, por sot sulmuesi portugez vlen shumë herë më pak.



Read it all at Bota Sot