Prokurorët francezë kërkuan sot dënim me shtatë vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Nicolas Sarkozy për fushatën e tij nga regjimi i ish-diktatorit tashmë të ndjerë libian Muammar Gaddafi.
Sarkozy ndodhet në një proces gjyqësor që nga janari me akuzat për fshehje të përvetësimit të fondeve publike, korrupsion pasiv, financim të paligjshëm të fushatës dhe komplot kriminal për të kryer një krim.
Prokurori financiar Sebastien de La Touanne përshkroi akuzat kundër Sarkozy dhe 12 të pandehurve të tjerë si korrupsion me intensitet të lartë.
De La Touanne tha se Sarkozy “kishte bërë një pakt mbi korrupsionin me një nga diktatorët më të urryer” në 30 vjetët e fundit. Prokurorët kërkuan gjithashtu një ndalim pesë-vjeçar të veprimtarisë politike dhe përdorimin e disa privilegjeve.
Jashtë sallës së gjyqit, avokatët e Sarkozy thanë se dënimet e kërkuara ishin të ashpra, të pabaza dhe se ai ishte i pafajshëm.
"Unë do të vazhdoj të luftoj për të vërtetën," shkroi Sarkozy në Facebook, duke shtuar se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht.