Të gjithë me padurim e presin përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë!?

- Bota Sot

Të gjithë me padurim e presin përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë!?

Mediumi sportiv maqedonas “Ekipa” ka shkruar me titull: “E bujshme, ndeshja Serbi - Shqipëri nuk do të luhet në Beograd!?

Në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026, në Grupin K janë Serbia dhe Shqipëria, dy vendet që do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për të rinj.

Dihet se çfarë historie futbolli kanë këto dy shtete, çfarë ka ndodhur në Beograd para disa vitesh gjatë një ndeshjeje.

Prandaj, të paktën sipas shkrimeve të disa gazetarëve në Shqipëri, ndeshja me Serbinë me shumë gjasa nuk do të luhet në Beograd.

Pra, një nga opsionet është Novi Sadi. Megjithatë, vendimin për këtë do ta marrë Federata Serbe e Futbollit, në komunikim me UEFA-n. Se a do të realizohen këto njoftime të bujshme, mbetet për tu parë”, shkruan më tej.

Ndeshja është caktuar për 7 tetor.



Read it all at Bota Sot