Rast tronditës në Belgjikë! 41 gra u abuzuan seksualisht dhe u përdhunuan gjatë 3 viteve në një klub nate, arrestohen 3 menaxherët

- Bota Sot

Rast tronditës në Belgjikë! 41 gra u abuzuan seksualisht dhe u përdhunuan gjatë 3 viteve në një klub nate, arrestohen 3 menaxherët

Autoritetet belge po hetojnë një rast tronditës në të cilin 41 gra u abuzuan seksualisht dhe u përdhunuan pasi kishin pirë pije të përziera me drogë.

Siç raporton The Guardian, tre menaxherë të lokalit në qytetin belg të Kortrijk janë identifikuar si të dyshuarit kryesorë në këtë rast.

Ndërkohë, një i dyshuar është arrestuar, i dyti pritet të dalë para gjykatësit të enjten, ndërsa i treti është liruar pas një sërë arrestimesh të martën dhe të mërkurën.

Policia beson se pijet e grave ishin të mbushura me drogë, duke përfshirë ketaminë.

“Dyzet e një viktima tashmë janë identifikuar për periudhën midis dhjetorit të vitit 2021 dhe dhjetorit të vitit 2024 dhe hetimi po vazhdon për identifikimin e mundshëm të të tjerëve”, tha të enjten Griet De Prest, një zëdhënëse e prokurorisë së Flandersit Perëndimor.

“Burrat dyshohen për përdhunim, abuzim seksual dhe administrim të paligjshëm të substancave të dëmshme”, tha zyra e prokurorit.

“Grave të reja iu ofruan të pije alkoolike dhe pasi i konsumuan ato u zgjuan të nesërmen në mëngjes, të trullosura në një shtrat të panjohur ose në shtratin e tyre, me shenja të qarta të abuzimit seksual”, tha Tom Janssens, një tjetër zëdhënës i zyrës së prokurorit.

Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Bernard Quentin i denoncoi aktet si “të papranueshme” dhe kritikoi se sa e lehtë e aksesueshme ishte ketamina në vend.

“Gratë duhet të jenë në gjendje të dalin të sigurta, ku të duan, kur të duan”, tha ai.



Read it all at Bota Sot