Belgjikë, 41 gra u abuzuan seksualisht dhe u përdhunuan gjatë 3 viteve në një klub nate, arrestohen 3 menaxherët

- Bota Sot

Belgjikë, 41 gra u abuzuan seksualisht dhe u përdhunuan gjatë 3 viteve në një klub nate, arrestohen 3 menaxherët

Një rast tronditës është duke u hetuar nga autoritetet belge, të cilat po punojnë për një rast të abuzimit seksual dhe përdhunimit të 41 grave pasi kishin pirë pije të përziera me drogë.

Siç raporton Guardian, tre menaxherë të lokalit në qytetin belg të Kortrijk janë identifikuar si të dyshuarit kryesorë në këtë rast.

Ndërkohë, një i dyshuar është arrestuar, i dyti pritet të dalë para gjykatësit të enjten, ndërsa i treti është liruar pas një sërë arrestimesh të martën dhe të mërkurën.

Policia beson se pijet e grave ishin të lidhura me drogë , duke përfshirë ketaminë .

“Dyzet e një viktima tashmë janë identifikuar për periudhën midis dhjetorit 2021 dhe dhjetorit 2024 dhe hetimi po vazhdon për identifikimin e mundshëm të të tjerëve,” tha të enjten Griet De Prest, një zëdhënëse e prokurorisë së Flanders Perëndimore.

Burrat dyshohen për përdhunim, sulm seksual dhe administrim të paligjshëm të substancave të dëmshme, tha zyra e prokurorit.

“Grave të reja iu ofruan pije alkoolike , shpesh me aromë amaretto, pas së cilës ato u zgjuan të nesërmen në mëngjes, të trullosura në një shtrat të panjohur ose në shtratin e tyre, me shenja të qarta abuzimi seksual”, tha Tom Janssens, një tjetër zëdhënës i prokurorisë, për transmetuesin publik flamand VRT.

Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Bernard Quentin, i denoncoi sulmet e supozuara si “të papranueshme” dhe kritikoi se sa e lehtë ishte marrja e ketaminës. “Gratë duhet të jenë në gjendje të dalin të sigurta, ku të duan, kur të duan”, tha ai.



Read it all at Bota Sot