Kounde ankohet për orarin e ngjeshur

- Bota Sot

Kounde ankohet për orarin e ngjeshur

Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde, shprehu zemërimin e tij për faktin se u detyrua të luante kundër Osasunës në La Liga të enjten, në një ndeshje të riplanifikuar, të cilën klubet kishin kërkuar të mos e zhvillonin.

Kryesuesit e kampionatit, të drejtuar nga Hansi Flick, fituan 3-0 dhe u shkëputën me tre pikë në krye të tabelës, por Koundé tha se vendosja e kësaj ndeshjeje në këtë datë ishte një mungesë respekti ndaj klubeve dhe lojtarëve.

Barcelona dhe Osasuna apeluan kundër vendimit për ta zhvilluar këtë ndeshje të enjten, pasi fillimisht ishte shtyrë më 8 mars pas vdekjes së një mjeku të klubit katalanas, por kërkesat e tyre u injoruan.

“Jam i zemëruar për datën e kësaj ndeshjeje, nuk mendoj se është normale,” tha Koundé për DAZN.

“E di që ndonjëherë njerëzit e kanë të vështirë ta kuptojnë dhe ne jemi me fat që bëjmë këtë profesion… por mendoj se është mungesë respekti ndaj klubit ta luajmë këtë ndeshje në këtë datë.

“Nuk ka rëndësi cili klub është, edhe Osasuna gjithashtu, e cila ka lojtarë ndërkombëtarë që nuk kanë pasur kohën e nevojshme për të pushuar.”

Koundé luajti 120 minuta për Francën të dielën në Nations League kundër Kroacisë, për të cilën luajti edhe Ante Budimir i Osasunës.

“Mund të ishte Barcelona, Osasuna apo Real Madridi, dhe mendoj se përtej mungesës së respektit ndaj klubeve, është mungesë respekti ndaj lojtarëve,” vazhdoi mbrojtësi francez.

“Ata duhet të kuptojnë se ne nuk jemi makineri, dhe për të dhënë maksimumin në fushë e për t’i dhuruar spektakël tifozëve, na nevojitet pushim.

“Mendoj se të gjitha institucionet, jo vetëm La Liga, duhet ta kuptojnë këtë”.



Read it all at Bota Sot