Liverpool paraqit ofertën e re për Salahun

- Bota Sot

Liverpool paraqit ofertën e re për Salahun

Tifozët e Liverpool mund të shpresojnë ende në qëndrimin e sulmuesit egjiptian Mohamed Salah në “Anfield” edhe sezonin tjetër. Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në fund të këtij sezoni, por palët janë afër rinovimit.

Sipas “Daily Mail”, negociatat mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të “reds” kanë bërë përparim të dukshëm në lidhje me hartimin e rinovimit që do të pengonte Salah të largohej nga klubi si transferim i lirë.

Salah thuhet se ka marrë një ofertë më bindëse se nga ato që I ishin propozuar më herët nga klubi që kryeson Premier League. “Bisedimet janë në një fazë shumë të avancuar kjo pëe shkak të ofertës së re që ka marrë”, sqaron media britanike.

Një element kyç në këtë rinovim të mundshëm është largimi i menjëhershëm i Trent Alexander-Arnold, i cili do të lehtësonte faturën e pagave dhe do t’i lejonte Liverpool të plotësonte kërkesat për pagën e Salah. Egjiptiani aktualisht fiton 1.8 milionë euro në muaj.



Read it all at Bota Sot