Hamburgu i Sahitit e Elversbergu i Asllanit ndahen baras

- Bota Sot

Hamburgu i Sahitit e Elversbergu i Asllanit ndahen baras

Emir Sahiti me Hamburgun dhe Fisnik Asllani me Elversbergun kanë barazuar pa gola të premten në mbrëmje.

Ndeshja Hamburg – Elversberg i takoi javës së 27-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.

]Sahiti te vendësit luajti deri në minutën e 69-të kurse Asllani e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

26-vjeçari Sahiti ishte i grumbulluar me Kosovën për dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

22-vjeçari Asllani mungoi për shkak të një lëndimi.

Hamburgu është lider me 49 pikë.

Kolni ka dy pikë më pak në vendin e dytë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Elversbergu e zë vendin e shtatë me 41 pikë.



Read it all at Bota Sot