Muharemi: I lumtur për golin, por më i lumtur do të isha nëse merrnim fitore

- Bota Sot

Muharemi: I lumtur për golin, por më i lumtur do të isha nëse merrnim fitore

Sulmuesi i talentuar nga Shkupi, Suhejl Muharemi, ka regjistruar momentin e tij të parë të rëndësishëm me skuadrën e Feronikelit në Kosovë.

Në ndeshjen ndaj Prishtinës, Muharemi realizoi golin e tij të parë me fanellën e ekipit nga Drenasi, ku me një mjeshtri perfekte arriti të qoj topin në rrjetë. 

“Jam i lumtur që arrita të shënoj golin tim të parë me fanellën e Feronikelit.

Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të gjesh rrjetën, sidomos kur je pjesë e një ekipi të ri.

Megjithatë, do të kisha qenë edhe më i lumtur nëse do të kishim arritur të merrnim një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Ekipi luftoi deri në fund, dhe pavarësisht rezultatit, ne treguam karakter në fushë. Tani duhet të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer më të fortë në sfidat e ardhshme”, ka thënë Muharemi. 

Edhe pse Feronikeli nuk arriti të shmangte humbjen në këtë përballje (2:1), goli i Muharemit është një sinjal i mirë për të ardhmen e tij me klubin. Sulmuesi shkupjan po dëshmon se mund të jetë një aset i rëndësishëm për Feronikelin në vazhdim të sezonit, duke sjellë freski dhe efikasitet në repartin e sulmi!



Read it all at Bota Sot