Skuadra e Istanbulsporit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Adanasporit AS në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Gol në këtë sfidë shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj.
Loshaj shënoi një gol të bukur në minutën e 67’të.
Ky ishte goli i katërt i 28-vjeçarit këtë edicion në ligë. Ai poashtu ka bërë edhe nëntë asiste dhe po kalon formë super të mirë.