Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni, debutoi si titullar me fanellën e Kaiserslautern, në Bundesligën 2 të gjermanisë, në triumfin 3 me 1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Duseldorf.
Gardiani 20-vjeçar bëri një paraqitje dinjitoze, duke justifikuar mësë miri besimin e trajneri, duke ndalur 3 nga 4 gjuajtjet në kuadrat.
Falë këtij triumfi skuadra e Kaiserslautern, u ngjit në vendin e tretë me 46 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Këln, dhe vetëm 3 nga Hamburgu i vendit të dytë.
Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë përballje ishte edhe koreografia madhështore e tifozëve vendas, që krijuan një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.