Plani ambicioz i Milanit!
Në rast të ardhjes së Fabio Paraticit si drejtori i ri sportiv, përveç emrave të Alegrit dhe Kontes, në stolin kuqezi, siç raporton “Calciomercato.it”, mund të ketë një rikthim të Karlo Ançelotit.
Aventura e trajnerit në krye të Real Madridit mund të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe në atë rast, drejtuesit e “Djallit” do të ishin gati të avanconin propozimin e tyre për ta rikthyer atë te kuqezinjtë.
Sërish sipas faqes së specializuar, plani nuk është i thjeshtë pasi duhej të pritej përfundimi i Botërorit të klubeve, ndërkohë që drejtuesi kuqezi dëshirojnë të përcaktojnë emrin e trajnerit që në përfundim të kampionatit aktual.