Ish-prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, njoftoi presidenti Donald Trump. Emërimi vjen pas muajsh spekulimesh se ish-guvernatori i Illinois Rod Blagojevich mund të marrë postin.
Brnovich me profesion është jurist. Ai është një politikan, veteran dhe ish-Prokuror i Përgjithshëm i 26-të i shtetit të Arizonës.
"Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare dhe më parë ka qenë Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të madh të Arizonës.”
Familja e babait të tij ka ardhur nga Mali i Zi - Brnovich janë një fis nga Nahija Leshanska. Familja e nënës së të tij ka ardhur nga Dalmacia, kishte njoftuar më herët Brnovich.
Si prokuror i përgjithshëm i Arizonës nga viti 2015 deri në vitin 2023, Brnovich ishte gjithashtu politikisht aktiv gjatë zgjedhjeve 2020, kur ai nisi një hetim mbi mashtrimin e dyshuar të zgjedhjeve. Megjithëse Trump pretendoi se zgjedhjet ishin vjedhur, hetimi i Brnovich nuk gjeti prova.
Sipas Politico, Brnovich nuk duhet të ketë asnjë problem me konfirmimin sepse pikëpamjet e tij konsiderohen si pjesë e rrjedhës kryesore të Partisë Republikane