Barcelona ndihet e rrezikuar, pasi mesfushori i tyre Pedri mund të joshet për tu transferuar në Premier League.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shprehur interesimin e tij të madh për nënshkrimin e mesfushorit të Barcelonës, Pedri.
Këtë dëshirë thuhet se ia ka përcjellë edhe hierarkisë së klubit të cilët do të tentojnë ta afrojnë mesfushorin në verë
Sipas El Nacional, klubi ka vlerësuar aspektet financiare dhe është i përgatitur të ofrojë 100 milionë euro për 22-vjeçarin spanjoll.
Megjithatë, kontrata e Pedrit përfshin një klauzolë lirimi të vendosur në 1 miliard euro. Marrëveshja aktuale e lojtarit me Barcelonën është deri në vitin 2030.
Duket shumë e vështirë që Barcelona të heq dorë nga ylli i saj, megjithatë City do të tentoj në verë.