Myrto Uzuni ka filluar të lë gjurmë në elitën e futbollit amerikan MLS.
Sulmuesi shqiptar është rikthyer nga Kombëtarja dhe ka gjetur golin e parë për skuadrën e tij FC Austin.
Austin kanë marrë fitore të rëndësishme 0-1 në udhëtim te St Louis, derisa golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Myrto Uzuni.
Ishte minuta e 33-të e ndeshjes, kur Uzuni u shërbye mirë në zonë nga Bukari dhe realizoi edhe më bukur për fitoren e skuadrës së tij.
Ky ishte goli i parë për Uzunin në katër ndeshje me skuadrën e tij të re.