Rusia rrëzon 66 dronë ukrainas në tre rajone gjatë natës

- Bota Sot

Rusia rrëzon 66 dronë ukrainas në tre rajone gjatë natës

Mbrojtja ajrore shkatërroi 66 dronë ukrainas mbi rajonet ruse gjatë natës së kaluar, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Gjatë natës, mbrojtja ajrore rrëzoi 66 mjete ajrore pa pilot (UAV) ukrainase, përkatësisht 41 UAV mbi Rajonin Bryansk, 24 UAV mbi Rajonin Kaluga dhe një UAV mbi Rajonin e Kurskut,” specifikoi ministria.

Më herët, guvernatori i rajonit Kaluga, Vladislav Shapsha, raportoi rrëzimin e 24 dronëve në qiell mbi rajonin qendror të Rusisë.

Duke shtuar se nuk ka pasur viktima apo dëme në infrastrukturë.



Read it all at Bota Sot