Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

- Bota Sot

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Ish-mbrojtësi i majtë i Manchester United, Brandon Williams, po përballet me një dënim prej dy vitesh burgim.

24-vjeçari ishte parë duke vozitur me një shpejtësi marramendëse prej 99 kilometra në orë në një veturë të tipit Audi A3 pranë Handforth më datë 20 gusht 2023, sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës.

Ai ishte trajtuar në spital për lëndimet e psëuara para se të dërgohej në suitën e paraburgimit në Middlewich.

Futbollisti më vonë kishte pranuar fajësinë për rrezikun e krijuar gjatë vozitjes si dhe për drejtimin e automjetit pa sigurim të palës së tretë, me një dënim maksimal prej dy vitesh.

“Dëshmitarët kanë thënë se Williams po vazhdonte të përshpejtonte dhe pastaj të frenonte fort, është e qartë se ai nuk kishte kontrollin e automjetit”.

“Vozitja ishte e çrregullt dhe shpejtësia ishte jashtëzakonisht e tepruar. Eventualisht, Williams humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas”, ka thënë Andrew Madden, prokuror i lartë në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës.

Gjatë kohës sa ka ndodhur ky incident, Williams ishte ende një lojtar i Manchester United, por gjatë asaj kohe po luante në huazim tek Ipswich Town, megjithatë tani është pa klub.



Read it all at Bota Sot