Celina ia dhuroi fitoren AIK-ut në sekonda shtesë

- Bota Sot

Celina ia dhuroi fitoren AIK-ut në sekonda shtesë

Gaisi ishte afër të fitonte një pikë në shtëpi të hënën mbrëma.

Por në fund AIK-u fitoi ndeshjen 1:0 me gol të Bersant Celinës. Futbollisti shënoi në minutën e 92-të golin e fitores për AIK-un.

Ndeshja Gais – AIK ishte e fundit e xhiros së parë të kampionatit elitar të Suedisë. 28-vjeçari shënoi me kokë golin e fitores.

“Është një fitore e bukur. Ishte ndeshje e vështirë. Gaisi luajti shumë mirë. Por janë tre pikët e para për ne dhe jam i lumtur”, ka thënë Celina pas ndeshjes.



Read it all at Bota Sot