Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës.
Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani.
“Ky akt përfaqëson një mosrespektim të papranueshëm ndaj të ndjerëve dhe familjeve të tyre. FFM do të ndërmarrë masa të përshtatshme në përputhje me rregullat për të siguruar që veprime të tilla të pahijshme të mos përsëriten më kurrë.
Për njerëz të tillë nuk ka vend në futboll. Le të marrin shembull nga Shkëndija e Haraçinës, e cila tregoi dinjitet dhe respekt për viktimat dhe situatën e përgjithshme në vend. FFM, disa javë më parë, tashmë i zbrazi tribunat nga tifozët mysafirë në Strugë për shkak të sjelljes së pahijshme, dhe kjo do të vlejë për të gjithë – pa përjashtim. Futbolli duhet të mbetet sport i respektit dhe dinjitetit”, thuhet në komunikatën e FFM-së.