Tetovarët duan tre pikë

- Bota Sot

Tetovarët duan tre pikë

Shkëndija sot ka udhëtuar drejt Kavadarit për t’u përballur me Tikveshin, me synimin e qartë për të ruajtur ritmin fitues dhe pozitën e parë në tabelë.

"Ekipi është në formë të mirë dhe atmosfera në skuadër është pozitive, pas fitores në shtëpi ndaj AP Brerës fundjavën e kaluar. Gjatë javës, të gjitha përgatitjet janë fokusuar drejt analizës dhe përgatitjes për Tikveshin.

Skuadra

Lajm pozitiv për kuqezinjtë është rikthimi i Adenis Shalës, i cili ka kaluar dëmtimin që e mbajti jashtë ndaj Brerës.

Po ashtu, kthehet në dispozicion Fiton Ademi, që mungoi për shkak të pezullimit me kartona të verdhë.

Nga ana tjetër, Ronaldo Webster nuk ka arritur të rikuperohet pas dëmtimit të pësuar ndaj Brerës dhe nuk do të jetë në kombinim për këtë ndeshje. Listës së mungesave i bashkohet edhe Kamer Qaka, i cili në seancën e fundit stërvitore pësoi një zgjatje muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë transfertë.

Kundërshtari

Tikveshi është duke luftuar për mbijetesë, por në këtë pjesë të sezonit po tregon formë të mirë. Në dy xhirot e fundit kanë mposhtur Gostivarin në shtëpi dhe kanë marrë barazim 1:1 në fushën e Sileksit.

Kujtojmë se në përballjen e fazës së dytë në Tetovë, Shkëndija kishte fituar minimalisht 1:0. Edhe në humbjet e tjera të këtij gjysmësezoni, Tikveshi ka treguar që është kundërshtar i vështirë, me rezultate të ngushta që konfirmojnë konkurrencën e tyre", ka njoftuar FC Shkëndija.



Read it all at Bota Sot