FSHF njofton seleksionime në SHBA dhe Kanada, datat dhe procedurat e aplikimit

- Bota Sot

FSHF njofton seleksionime në SHBA dhe Kanada, datat dhe procedurat e aplikimit

Federata e Futbollit Shqiptar do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Ky seleksionim, i kthyer tashmë në një traditë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada, do të zhvillohet më 28 qershor 2025, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”, dhe do të fokusohet te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.

Në këto seleksionime do të marrë pjesë edhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, i cili do të ndjekë nga afër gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada.

Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i talenteve të reja, që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.



Read it all at Bota Sot