Xherdan Shaqiri po XHerdan Shaqiri, ky është ky

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri po XHerdan Shaqiri, ky është ky

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 31-të në elitën e futbollit zviceran.

Baseli i bëri konak Luganos, me takimin që u luajt në “St. Jakob Park” dhe që e fitoi 2:0.

Te Baseli nga fillimi luajti Xherdan Shaqiri, i cili i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 64-të, duke mposhtur portierin e kombëtares së Kosovës, Amir Shaipin.

Baseli e shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes përmes Soticek në minutën e 82-të, për të marrë një fitore të madhe.

Kjo skuadër po udhëheq në tabelë me 55 pikë, katër më shumë se vendi i dytë.

Lugano e portierit Amir Shaipit është në vendin e pestë me 48 pikë.



Read it all at Bota Sot