Një rast i rëndë ndodhi sot në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia njoftoi se një person rreth 42 vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Rastin për portalin Gazeta e Prizrenit e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet i varur në banesën e tij.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pajetë”. Policia me të arritur kanë marrë informatën se bëhej fjalë për Sh. M. (1983) , mashkull, i cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet i varur në banesën e tij në Suharekë. Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas informacioneve del se i ndjeri ishte punëtorë QKMF-së. / Gazeta e Prizrenit