Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në familjen Malaj në Suharekë. Familjari i tyre dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Ndërsa, sot Qendra e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-punëtorit të saj, Shqiptar Mala.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të ish-punëtorit tonë të nderuar, Shqiptar Mala.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve.
Bashkëndjejmë dhimbjen dhe lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe“./GS