Futbolli në Kolumbi është në zi, pasi u mësua lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Horhe Bolanos.
Bolanos ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare në Kukuta të Kolumbisë. Shkak raportohet të ketë qenë ataku kardiak.
Federata e Futbollit në Kolumbi shpehu ngushëllimet e saj. Bolanos luajti me përfaqësuesen kombëtare, teksa mbahet mend për karrierën në Itali.
Me Parmën fitoi edhe Kupën e Italisë në vitin 2002.