Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

- Bota Sot

Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, propozoi profesorin Gjuro Macut për kandidat për kryeministër të ri të Serbisë.

“Kandidatin për kryeministër i propozoj Kuvendit Popullor profesorin Gjura Macut”, thuhet në vendimin që e ka nënshkruar Vuçiq, duke shtuar se vendimi do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në gazetën zyrtare.

Vuçiq theksoi se Macut posedon cilësitë e nevojshme profesionale dhe personale, si dhe ekspertizën dhe përkushtimin për të kryer funksionin e kryeministrit.

“Ai më siguroi se mund të sigurojë shumicën për zgjedhjen e një qeverie të re”, tha presidenti serb.

Vuçiq shtoi se qeveria e re do të zgjidhet të premten dhe se ka detyra të vështira përpara – që vendi të përballojë të gjitha presionet në politikën rajonale, që vendi të zgjidhë çështjen e taksave me SHBA-në, të përshpejtojë rrugën evropiane, të ruajë njëkohësisht miqtë e saj tradicionalë në lindje dhe të rikthejë nivelin e investimeve, të huaja dhe vendase.

Ndryshe kryeministri Millosh Vuçeviq dha dorëheqje nga ajo pozitë në fund të janarit, sepse besonte se ishte objektivisht përgjegjës për sulmin ndaj studentëve në Novi Sad.

Më 19 mars, Kuvendi i Serbisë konstatoi dorëheqjen e Vuçeviçit, e cila rrëzoi Qeverinë aktuale të Serbisë.

Partia Progresive Serbe (SNS) më herët kishte njoftuar se kanë dy kandidatë konkurrues për postin e mandatit. Afati i fundit për zgjedhjen e qeverisë së re është 18 prilli. 



Read it all at Bota Sot