Gjendet i zhdukuri në malin e Pashtrikut

- Gazeta e Prizrenit

Gjendet i zhdukuri në malin e Pashtrikut

27-vjeçar nga Hasi, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, u gjet pas shumë orësh, në gjendje të rënduar.

I riu kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit. /TCH



Read it all at Gazeta e Prizrenit