Komuna e Prizrenit do të fillojë ndërtimin e një rreth-rrotullimi tjetër, afër atij te Interex-it

- Gazeta e Prizrenit

Komuna e Prizrenit do të fillojë ndërtimin e një rreth-rrotullimi tjetër, afër atij te Interex-it

Komuna e Prizrenit njoftoi për fillimi e ndërtimit edhe të një rreth-rrotullimi në qytet, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi:

Ju njoftojmë se në kuadër të projektit për ndërtimin e rrethrrotullimit në udhëkryqin ndërmjet rrugës “Ekrem Rexha – Tirana” dhe rrugës “Ramadan Bush” (nga KFORI Turk), më 08 prill 2025 (e martë) do të fillojnë punimet ndërtimore.

Ky rrethrrotullim është projektuar me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, lehtësimit të qarkullimit dhe organizimit më efikas të trafikut në këtë zonë. Po ashtu, ndërtimi i këtij rrethrrotullimi ka për qëllim të ndihmojë në shkarkimin e rrethrrotullimit ekzistues te ish “Bellona”, duke ofruar një rrjedhë alternative për qarkullimin e automjeteve dhe duke reduktuar ngarkesën në atë pikë të rënduar të komunikacionit.

Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe mbarëvajtjes së punimeve, ju ftojmë që t’i shmangni përkohësisht lëvizjet në këtë aks rrugor.

Lexo edhe:

Debakli i partisë së Shaqir Totajt, në qendrën e tij të preferuar



Read it all at Gazeta e Prizrenit